Qe sa punëkërkues fitojnë trajnim për punë!

qeveria

Asht nënshkru marrëveshja e bashkëpunimit e cila ka për qellim trajnimin në punë me qellim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rijë, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosoves.

Ministëri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e nji tregu afatgjatë të punësimit.

“Kjo asht nji mundësi e mirë për të gjithë ata të rijë që të marrin nji praktikë në punë, mvarësisht nga suksesi që ata tregojnë dhe nga investimet e kompanive që këta të mbesin në punë apo të fitojnë dhe kontrata,” tha ministri Abrashi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rijve për punësimin.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që simbas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

“Kjo asht e mire sepse për tre muej do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë, por kemi edhe tri orientime që na ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun europian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai.

 

marrveshja