Qe sa rrezikohet Kosova nga tërmetet shkatërruese? Përgjigjet kryesizmologu i Kosovës!

Ka nji të mirë Kosova, që të paktën nuk rrezikohet nga tërmete, nga ato të cilat rrëzojnë e rrafshojnë prej lëkundjeve të tokës, e që padyshim marrin dhe jetë t’njerëzve me shumicë.

Shemsi Mustafa, kryetar i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, në nji intervistë për tesheshi.com thotë se në 50 vite në Kosovë, mundet me ndodh nji tërmet me magnitude 6.0 shkallë të rihterit, kurse në 100 vite, nji tërmet me magnitude 6.5 shkallë të rihterit.

“Territori i Kosovës n’aspektin sizmotektonik përfaqëson nji terren aktiv, të dhanat për tërmetet nga e kaluemja dëshmojnë kjartë se, dukunia e tërmeteve të forta në disa pjesë të territorit të Kosovës ka qenë evidente shumë herët dhe në bazë të këtyne ngjarjeve sizmike në të kaluemën, Kosova ze vend në zonën me aktivitet sizmik”, ka thanë Mustafa.

Megjithatë, simbas tij, bazue në Hartën e rrezikut sizmik për Kosovë, që jep disa të dhana për tërmetet për periudha kthyese, pra në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike.

“Simbas hartës se rrezikut sizmik, për nji periudhë kthyese 50 vite mundet me ndodh nji termet me magnitudë deri 6.0 shkallë te rihterit, kurse për nji periudhë kthyese 100 vite mundet me ndodh nji termet me magnitudë deri 6.1-6.5 shkallë të riterit, kështu që në ketë fuqi të këtij lloji të tërmetit, e quejmë si tërmet i fuqishëm”, ka shtue ma tej Mustafa.