Qe sa seanca ka mbajtë Kuvendi i Kosovës këtë vit në krahasim me vitet e kalueme

Bojkotimi i punimeve të Kuvendit të Kosovës nga subjektet politike opozitare dhe mospjesëmarrja e disa deputetëve të koalicionit qeverisës në seanca parlamentare ka ndikue negativisht në funksionimin e Kuvendit, tue e futë ate në nji krizë institucionale dhe tue përgjysue numrin e ligjeve të parapame për me u votue, vlerësojnë përfaqësues të shoqnisë civile.

Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ban monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës, e konsideron të ulët dinamikën e punës së Kuvendit dhe në mospërputhje me përgjegjësitë që ka ky institucion për me i trajtue ligjet dhe çashtjet tjera.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i ka thanë radios “Evropa e Lirë” se intensiteti i mbajtjes së seancave plenare asht zvogëlue dukshëm dhe asht në mospërputhje me nevojat dhe përfaqësimin e qytetarëve.

Ai shton se, nëse krahasohet periudha e njajtë e vitit të kaluem me këtë vit, ka 22 seanca parlamentare ma pak.

E gjithë kjo, simbas Kryeziut, ka marrë profilin e nji krize parlamentare.