Qe sa shpenzoi FBI për ta çkodue telefonin e terroristit!

fbiiitelefoni

FBI’s i kushtoi ma shumë se 1 milion dollarë çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinos.

Shefi i FBI, James Comey, ishte i pranishëm në “Aspen Security Forum” në Londër kur u pyet për nji gja të tillë.

“Sa shpenzuem? Shumë. Le të shohim, ma shumë se çdo fitoj unë në krye te FBI deri në përfundim të mandatit dhe më kanë mbet edhe 7 vite e 4 muej”, deklaroi ai.

Paga vjetore e kreut të Byrosë Federale të Hetimeve asht 181.500 dollarë dhe më nji llogaritje të thjeshtë, me aq sa do të fitojë Comey deri në fund të mandatit të tij, i bie afërsisht 1.331.000 dollarë.

Ekspertët nga sektori privat ndihmuen FBI’n që të çkodonte telefonin, i cili ishte në qendër të nji çashtje ligjore mes qeverisë dhe Apple.

Çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinoi i siguroi FBI’s të dhana që nuk i kishte ma parë dhe ndihmoi autoritetet që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve për hetimin që vazhdon.