Qe sa shtete kanë konfirmue pjesmarrjen për inagurimin e Thaçit

thacipr

Në ditën e inaugurimit të tij për president, Hashim Thaçi ka ftu udhëheqës dhe lidera të ndryshëm nga e mbanë bota.

 
Zavendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thanë për Indeksonline se përfaqësues të 50 shteteve do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president.

“Rreth 50 shtete nga mbanë bota do të jenë të përfaqësuem në inaugurim”, ka thanë Selimi.

 
Ceremonia e inaugurimit e cila pritet të mbahet më 8 Prill do të organizohet në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Kjo ceremoni asht parapa të nisë n’orën 11:00 nji ditë mbasi që presidenti i ri i vendit të jap betimin përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës.