Ky asht denimi për ish-prokuroren Vahide Badivuku

vahide-badivuku

Vahide Badivuku, e cila t’Ejten qau teksa po e jepte fjalën përfundimtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, asht denue për veprën penale për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Veç denimit me 3 vjet burgim, ajo asht denue edhe me 5.000 euro denim.

Badivukut i asht ndalue edhe ushtrimi i detyrës zyrtare për 3 vjet.

Isak Smakolli asht denue me 3.000 euro gjobë.

Ndërkaq, i akuzuemi tjetër në rastin e njajtë, Idriz Kelmendi, asht denue me 1 vit e 6 muej burgim.

Kujtojmë se Vahide Badivuku, prokurorja e krimeve të randa, asht arrestu më 23 Gusht të vitit të kaluem.

Badivuku asht arrestu nga Prokuroria Speciale e Kosovës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim t’organizuem.