A po plotesohet sot andrra e Kosovës!

Kosovës i duhen ma shumë se 28 vota për me u ba anëtarja ma e re e UEFA’s.

Delegacioni i Kosovës tashma ka arritë në Budapest të Hungarisë, atje ku sot pritet që Federata e Futbollit të Kosovës me u ba anëtarja e 55’te e UEFA’s.

Këtë e beson edhe nënkryetari i FFK, Agim Ademi, i cili tha se Fadil Vokrri ka me ngritë flamurin e Kosovës në UEFA dhe se ka me i marre ma shumë se 28 vota të nevojshme.

“Jam optimist se Fadil Vokrri ka me e ngritë flamurin e Kosovës nesër në Kongresin e UEFA’s. Besoj se Kosova do të marrë ma shumë se 28 vota”, tha Ademi mbas arritjes në Budapest.

Kujtojmë se, Kongresi i 40’ i UEFA’s ka me nisë nesër prej orës 10:00.