Qe sa vota ka marrë Memli Krasniqi në krahasim me vitin 2014

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po del se e ka shtue simpatinë te qytetarët e Kosovës. Atij tashma i janë shtue edhe votuesit. Krahasue me vitin 2014, Krasniqi këtë vit ka marrë mija vota ma shumë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka arritë që m’i rritë votat, krahasue me ato që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2014.

Gazeta Express ka mësue se Krasniqi këtë vit ka marrë mbi 18 mijë vota, që ia sigurojnë edhe ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Në vitin 2014, Krasniqi kishte marrë 16 mijë e 112 vota.