Qe sa vota kanë marrë kandidatët nga Nisma për Kosovën

Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 Qershorit ka konkurru në koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN mund t’i ketë sigurue rreth 7 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Burime të Indeksonline, mbrenda këtij subjekti bajnë me dije se nga rezultatet e numërueme nga 70% të komunave kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë mbi 30 mijë vota.

I dyti, asht Haxhi Shala, deputet në legjislaturën e kalueme më 12.649 vota, e Zafir Berisha ka marrë 11.971 vota.

Tutje, Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka marrë 11.535 vota.

Sherifi në fushatën parazgjedhore asht prezantue nga Limaj si shef i Grupit Parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Enver Hoti nga Nisma, simbas këtij burimi ka marrë 9.325.

E Albulena Balaj ka marrë 6.513.

Ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kalueme, Valdete Bajrami, renditet e shtata më 5.938 vota.

Në këto rezultate mungojnë votat nga Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Klina dhe Istogu.

Nëse, këto rezultate konfirmohen edhe nga ana e KQZ’s, atëherë Nisma mundet m’u vlerësue si fituese mbrenda koalicionit PAN.

Simbas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.

Koalicioni PAN asht rendit i pari në këto zgjedhje më rreth 34%.

I pasuem nga Vetëvendosje më 27%. E, LDK e treta më 25%.