Sa zgjati armëpushimi n’Siri?

Komandanti i Brigadës Fatih Sulltan Mehmet i forntit të turkmenëve Mahmut Sulejman Zengin, ka thanë në lidhje me marrëveshjen për ndërpremjen e luftimeve në Siri se ajo ka zgjate vetëm 1 orë e 50 minuta.

“Nderkohë që çdo ditë kishim 2-3 deshmorë, sot edhe pse hyni në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Bajırbuxhak, u vranë 10 persona dhe janë plagos 20 të tjerë”, ka thanë Zengin.

Zengin, i cili ndodhet n’Antalya për me marrë pjesë në konferencën e Turkmenëve, ka thanë se marrëveshja për ndalimin e luftimeve, e cila konsiderohet si nji armëpushim i pjesshëm dhe e cila ka hy në fuqi n’orën 00:00 në mesnatë, ka zgjate vetëm 1 orë e 50 minuta.

Ai ka potencue se militantët e organizatës PYD, e cila asht krahu i armatosun i organizatës terrorsite PKK në Siri, ka sulmu lagjet turkmene në Halep.

Tue theksu se marrëveshja për ndalimin e luftimeve në Siri hyni n’orën 00:00 dhe se në orën 01:52 forcat e regjimit në bashkëpunim me ato ruse kanë rritë intensitetin e sulmeve në veri të Halepit, Zengin thotë: “Nuk po ban armëpushimi. Zgjati vetëm 1 orë e 50 minuta”.