Qe si e lexuen sociologet, gjuhen e trupit te Hashim Thaçit ne Samitin e Presidenteve te Ballkanit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbajti nji fjalim në samitin dyditor të Brdo-Brijunit, i cili u mbyll sot në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

Bashkë me Presidentët e tjerë të rajonit, Thaçi e vuni theksin te nevoja e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik, tu’ lavdue këtë nismë të kancelares gjermane, si ma seriozen që ka marrë Bashkimi Europian për Ballkanin Perëndimor.

Asht koha për ndërtimin e besimit mes popujve të vendeve tona, – theksoi Presidenti, e kjo frymë u pasqyrue edhe në deklaratën përfundimtare të Samitit 100, të nënshkrueme nga të gjithë, përfshi edhe mysafirin e nderit, Presidentin Italian Serxho Matarela.

Nikoqiri i samitit, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, tha se asht përgjegjësi e liderëve politikë qe me i permiresue marrëdhaniet mes vendeve.

Ndërsa Presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, si bashkëorganizatorë të takimit, e pranuen se për aq kohë sa Europa ka problemet e saj të mbrendshme, prandaj Ballkani Perëndimor duhet me e gjetë vetë rrugën e integrimit.
Presidenti Bujar Nishani foli për vullnetin e mirë që ka Shqipnia për bashkëpunimin, por që simbas tij, nuk mjafton.

Duhet me ndërtue mekanizma të vërtetët për konsolidimin e besimit, – tha ai, tu’ u fokusue në zbatimin e projekteve rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, si dhe gazsjellësi Trans-Adriatik.

Befasi kanë qenë deklaratat e Presidentit Tomislav Nikolic, i cili pranoi se ultranacionalizmi në Serbi po tenton me e tërheqë vendin e tij drejt Rusisë.

Nuk e due vendin tim në NATO, sepse Serbia nuk ka me shkue kurrë ma në luftë, – tha Nikolic, tue urue që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me hy sa ma shpejtë në Bashkimin Europian.

E megjithëse Nikolic përsëriti se nuk e njeh Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi e shmangu këtë argument, kur e mori fjalën mbas tij.

Nga ana e tij, Presidenti malazez Filip Vujanovic ka propozue nji model bashkepunimi si ai i vendeve nordike, ndersa Presidenti maqedonas tha se kriza aktuale nuk duhet me e dekurajue rajonin.

Ndërkaq, në ditën e fundit të Samitit, liderët e Ballkanit u takuen me Presidentin italian, i cili, në konferencën përmbyllëse, falenderoi për nderin që iu ba atij personalisht dhe Italisë.

Sfidat me të cilët përballet secili vend në botë, nuk munden me u përballue me sukses individualisht, por vetëm me bashkëpunim, – theksoi Presidenti italian, Matarela.

Në të njajtën konferencë, Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, tha se vendi i saj nuk po e bllokon Serbinë në negociatat me Bashkimin Europian, por po kërkon vetëm plotësimin e kritereve.

Përveç Presidentëve, në samit morën pjesë edhe përfaqësues të bizniseve rajonale.

E përpara largimit nga Samiti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bani homazhe pranë Memorialit të Femive të Vramë në Rrethimin e Sarajevës në vitit 1992-1995.

Këtë nderim po e baj në emën të popullit të Kosovës. Duhet me e kujtue të kaluemen e hidhun, që ajo mos me u përsëritë, por na kemi nevojë për shpresë e paqe në të gjitha vendet e rajonit tonë, – tha Presidenti.

Na e dënojmë gjenocidin serb në Srebrenicë dhe Kosovë, shtoi Thaçi.

E i pyetun a ka me e njoftë Bosnja Kosovën, ai u përgjigj se të gjithë përfaqësojnë vlera dhe qëllime të përbashkëta.

Bashkimi Europian duhet me nisë nji dialog mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, – tha Presidenti.

Ndërkaq, Televizioni N1 në Bosnje ka zbardhë edhe gjuhën e trupit të Presidentëve pjesmarrës në Samitin e Brdo-Brijunit.

Simbas sociologut, gjuha e trupit të Hashim Thaçit tregon se ai asht i lidhun me popullin, krejt ndryshe nga Nikolic, që me qetësinë e skajshme, përpiqet me i fshehë problemet.