Qe si reagoi kryeministri islandez kur u pyet për paret e mshefuna!

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson, ka reagu në nji mënyrë të çuditshme derisa u pyet në nji intervistë për paratë e deponueme në Panama, aty ku nuk kerkohet origjina e tyne.

Kjo intervistë u ba mbas zbulimit të “Panama Paper”, që deri ato momente nuk ishte publiku.

Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quejtun “Wintris”, për të cilën ai thotë se asht e deklarueme plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës.

Gunnlaugsson e ndërpret intervistën mbas nji pasigurie të madhe dhe presioni tue lëviz në dhomën ku bahej ajo, tue thanë se nuk asht i përgaditn për ato pyetje.

“Ç’po përpiqeni të bëni këtu? Kjo aht plotësisht e papërshtatshme”, thotë ai, teksa zhvendoset në nji dhomë tjetër.

Zbulimi “Panama Paper”, që po konsiderohet ma i madhi në gazetari ka gjet 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen lidera botnor politikë dhe të jetës publike.

Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me 2 miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me nji kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.