Hashashi rreth Tiranës ruhet edhe me armë (video)

“Panorama” publikon nji video ekskluzive sot në të cilën tregohen pamjet e parcellave të mbjella me hashash në rrethinat e Tiranës.

Në pamjet që shihni ma poshtë, ndigjohen të shtëna me armë zjarri të cilat qellohen nga personat që ruejnë këto parcella, vetëm pak metra larg kryeqytetit.

Kjo video asht sigurue nga personi i cili ka kalue rastësisht në këtë zonë dhe ka diktue kanabisin.

Por ai ka shpëtue paq nga krismat e armës së rojes së parcellave, i cili sapo ka pa nji person të panjohun, nji person që nuk i përket “grupit”, ka shtënë pa u mendue dy herë.

Ajo që mund të thuhet asht se si i ka shpëtue Policisë kjo zonë në rrethinat e Tiranës, mbrapa malit të Dajtit, e mbjellë me hashash, kur policia janë shtri në të gjithë Shqipninë madje edhe me nji plan konkret masash në akcionet antikanabis.

 


WhatsApp Video 2016-11-12 at 4.18.50 PM by revistaime