Qe skenari i protestës së sotme

Protesta e paralajmërueme nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, e cila ka me u mbajtë sot ka edhe skenarin e saj.

Fillimisht, dy nisjet e protestuesve drejt sheshit “Skënderbeu” kanë me u ba në formë simbolike nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe nga Biblioteka Kombëtare, që asht organizim i studentave, të cilët kanë shprehun gatishmëri që me marrë pjesë në protestë.

Autobusat, të cilët kanë me ardhë me protestues nga komunat e Kosovës, kanë me zbarkue te parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë, të cilët kanë me u mbledhë te sheshi “Zahir Pajaziti”, për me vazhdue drejt sheshin “Skënderbeu”. Protesta e paralajmërueme paqësore ka me zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime kanë me mbajtë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.