Qendrimi i partive opozitare ndaj sulmit në shtëpinë e Murat Mehes

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë dënue sulmin që i asht ba sot shtëpisë së Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetnor për Demarkacion. Në shtëpinë e këtij të fundit asht gjetë nji mjet i pashpërthyem, me të cilin mandej janë marrë organet e sigurisë.

“Lajmi se dikush ka vendos nji mjet shpërthyes, bombë apo çka do qoftë, në shtëpinë e Kryetarit të Komisionit Shtetnor për Demarkacion, Murat Mehës, asht nji lajm i keq. Nji metodë e tillë asht krejtësisht e pa pranueshme”, ka thanë Muharrem Nitaj nga AAK.

Simbas tij, nëse Komisioni ka ba shumë lajthitje dhe pasaktësi në procesin e Demarkacionit, kjo nuk e justifikon asnji lloj përgjigje të dhunshme ndaj kujtdo qoftë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thanë se sulmi ndaj Mehës asht akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Kërkojmë nga organet e rendit që sa ma shpejt me ndriçue rastin. Zbulimi i kryesve të këtij sulmi asht i domosdoshëm edhe për arsye të ndërpremjes së spekulimeve”, ka thanë ai, për Indeksonline.

Ndryshe, edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka quejtë veprim jo të duhun vendosjen e nji mjeti shpërthyes në shtëpinë e Mehës.