Qëndrimi i Xhavit Halitit për Demarkacionin

xhaviti-roll

Disa ditë para së në Kuvendin e Kosovës të shkojë në votim marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni qeverisës ende nuk e di nëse i ka votat e mjaftueshme për ratifikim.

Nji numër i deputetëve nga radhët e dy partive në pushtet PDK-LDK, janë shprehë kundër votimit të marrëveshjes e disa të tjerë ende kanë dilema. Njani nga ta që ende nuk ka vendosë se qysh ka me votue asht edhe Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe zyrtar me ndikim të madh në këtë parti.

Haliti, i cili kishte kundërshtue mënyrën se qysh asht ba marrëveshja me Malin e Zi, ka kallxue për lajmi.net se vazhdon me pasë qëndrime të njajta, dhe se asht në dyshime se qysh ka me votue.

Por, nënkryetari i PDK’s, pamvarësisht vërejtjeve që ka, ka thanë se organet drejtuese të partisë kanë marr vendim që kjo marrëveshje të votohet dhe se asht obligim nga secili deputet m’i respektue ato, pamvarësisht qëndrimit personal, ndonëse simbas tij, praktikat kanë kallxue se jo gjithë herë asht respektue vendimi i partisë nga deputetë, dhe e njajta gja mundet me ndodhë edhe në këtë rast.

“Vendimet e Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe grupit parlamentar janë të obligueshme për secilin, pa marr parasysh qëndrimin e tij personal, edhe pse shumë herë na nuk i kemi respektue vendimet e partisë dhe deputetët kanë votue kundër qëndrimit të grupit parlamentar”.