Qentë endacakë, komuna shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Komuna e Prishtinës thotë se situata me qentë endacakë ka arritë nivelin alarmant, prandaj kanë shpall gjendje të jashtëzakonshme, për me marrë vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin.

“Tash u banë dy vjet që Kryetari Shpend Ahmeti i ka dërgue letra qeverisë dhe presidencës për me ngritë çashtjen në nivel nacional të sigurisë, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet m’u ballafaque vetë me këtë dukuni”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

“Na jemi jo vetëm të gatshëm me ndihmue por edhe me kontribue financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. I bajmë apel edhe Kryeministrit Haradinaj që Qeveria me ngrit gjendjen e gatishmënisë sepse nuk ka çashtje ma të randësishme për qytetarin. Duhet dhe mundet m’u mobilizue AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet”.

“Na, sot kemi vendos me shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Komunën tonë, për me mujt me marrë vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, por druejmë se nuk mjafton.

“Me punue së bashku për me arritë zgjidhje të pranueshme për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Shperndaje në: