Qeriqi: Neser kam me i shkrue Mustafes, nese nuk marr pegjigje – protesta javen tjeter

“Na kemi pase takim me Mustafen e Thaçin, e jemi pajtue qe ne muejin e kaluem me u realizue kerkesat tona”, tha ne nji lidhje telefonike per Rrokum Roll, Xhevdet Qeriqi, kryetar per Mbrojtjen e Veteraneve te UÇK.

Qeriqi tha se veteranet po presin deri ne fund te kesaj jave me zhvillue takim per me kuptue deri ku ka shkue procesi, ne te kunderten, ai paralajmeroi proteste javen tjeter.

“Deri sot s’asht marr seriozisht kjo kategori. Na gjithmone kemi qene te hapun me bisedue e me i çue proceset perpara”, theksoi ai.

Qeriqi shtoi se asht e veshtire me garantue se nuk ka me eskalue protesta.

Qeriqi kallxoi se neser ka me provue me kontaktue me ministrin Arban Abrashi dhe Kryeministrin Isa Mustafa per me kuptue se çka po ndodh me proceset.