Qeriqi: Policet ishin te porositun te me lendojne ne plagen e luftes!

Xhevdet Qeriqi, kryetar per Mbrotjen e Veteraneve te UCK’s, ka thane se numri i veteraneve te cilet jane zyrtarizue, asht mjaft i madh ngase komisionet i kane duert e lira dhe kane ba manipulime me lista.

Ai keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin, ku nder te tjera ka theksue se mbas luftes dikun 46 veterane kane ba vetevrasje te shtyem prej gjendjes se rende ekonomike dhe traumave te cilat ata i kane perjetue ne betejat e luftes.

Qeriqi po ashtu ka thane se ka plag te luftes dhe e vetmja ndihme qe merr asht rroga e tij prej invalidi te luftes.

Ai ka theksue se gjate protestave kur ka organizue per me i mbrojte te drejtat e veteraneve, policet jane porosite qe pikerisht ku e ka pase plagen e luftes  me ja lendue perseri.