Qeriqi: Qeveria na ka rrejt veç sa me i evitue protestat, nga java tjetër ka me pasë protesta

Edhe pse kishin marrë premtime nga Qeveria e Kosovës për realizimin e kërkesave të tyne në nji kohë sa ma t’shkurtë, veteranët e luftës në Kosovë thonë se ata u mashkruen nga Qeveria.

Prej ditës që janë takue me qeveritarët, veteranët kallxojnë se s’asht ndërmarrë asgja rreth realizimit të kërkesave, ata shtojnë se Qeveria i ka rrejtë veç sa për me i evitue protestat e mundshme.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, në nji përgjigje me shkrim për KosovaPress, tha se nëse gjatë kësaj jave nuk ka me pasë veprime konkrete nga ana e Qeverisë së Kosovës lidhun me kërkesat e veteranëve, atëherë nga fillimi i javës së ardhshme ka me pasë protesta.

Ne patëm planifikuar që protestën e radhës ta mbajmë të premten e javës së kaluar por dy ditë ma herët ministri Abrashi në një prononcim tha se nga kjo javë do të fillojnë të nxirren Udhëzimet Administrative që i hapin rrugë zbatimit të ligjit për veteranët, për të drejtën në pension, për një pjesë të cilët nuk po arrijnë ta gëzojnë këtë të drejt dhe ne pas këtij deklarimi e kemi shtyrë protestën. Nëse gjatë kësaj jave nuk do të ketë veprime nga ana e qeverisë në këtë drejtim, atëherë në javën e ardhshme sigurt do të kemi protestë. Pra, protesta do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme”, tha Qeriqi.