Qeriqi reagon për paralajmërimin e Qeverisë lidhun me pensionet e veteranëve

Paralajmërimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK’s kanë me sjellë situata të pakandshme.

Kështu thotë kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi në nji shkrim të tij në Facebook.

Simbas tij, në këtë drejtim nuk ka me u diskutue hiq me ta, dhe nuk ka me pranue asnji diskutim që damton interesat dhe të drejtat e veteranëve.

Ai gjithashtu ka shkrue:

“Qeveria le të diskutoj me drejtor bordesh e agjensish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesë mijë euro dhe të merr vendime për uljen e pagave të tyre. Po ashtu let të diskutoj me përfaqësuesit e institucioneve që tu a ulë mëditjet dhe të bëj shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme.

Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për kët‰ kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë qirak veteranët me 170 euro.

Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të tërhiqemi”