Qetësohet situata në Mushtisht

Aktualisht asht situatë e qetë, mbas konfrontimit të protestuesve me Policinë e Kosovës në Mushtisht.

Policia ka zhbllokue rrugën dhe tashma ka krijue hapësinë për serbët që të shkojnë në kishën ortodokse në këtë fshat.

Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër rrugët e fshatit.

Policia ka kërkue që të bisedoj me përfaqësues të protestuesve. Fillimisht ata kanë hezitue tue mos dasht asnjani nga ta të marr përgjegjësi në emën të protestuesve, ndërsa ma vonë janë mbledhë disa të moshuem dhe kanë shkue për të bisedue me Drejtorin e Policisë.