Qeveria ankohet në Bruksel për Gafurr Dugollin

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Ministri i FSK’s, Haki Demolli, ngriti çashtjen e arrestimit të ish-luftarit, Gafurr Dugolli nga autoritetet maqedonase, me fletë-arrest të Serbisë.
Ndërsa ushtruesi të detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi kërkoi që kjo çashtje me u diskutue në Bruksel.
Por ministrja për Dialog, Edita Tahiri njoftoi se i ka kërkue BE’s ndërpremjen e kësaj praktike nga Serbia.
Për arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të Dugollit ka reague sot edhe KMDLNJ, simbas të cilit, nuk ka shtet në botë, qytetarët e të cilit arrestohen aq lehtë dhe turpnohen publikisht, si zyrtarët kosovarë.
Mbas këtyne deklaratave, Kryeministri nuk harroi me i ba ftesë prapë opozitës që me ju kthye Kuvendit e me dialogu për problemet, tu’ theksue se mandati i Qeverisë së tij ka me u çue deri në fund.
Ai përsëriti se Qeveria mbetet e përkushtueme për me realizue programin e vet qeverisës, të orientuem nga prioritetet themelore të saj.