Qeveria: Arrestimet nga Serbia damtojnë normalizimin e marrëdhanieve

Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, i cili asht arrestue të Mërkurën në mbramje rreth orës 20:00, në vendkalimin kufitar në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hymje në territorin e Serbisë, gjendet në Qendrën e paraburgimit në Nish, kanë njoftue autoritetet e Serbisë.

Ato kanë theksue se Thaçi asht arrestue simbas fletarrestim të lëshuem nga Gjykata e Naltë e Nishit në vitin 2009 për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit.

Zadhënësja e Gjykatës së naltë në Nish, Iva Popovic, ka thanë se Thaçi gjatë ditës ka me u ndigjue, në mënyrë që gjyqi të vendos se a ka me mbetë në paraburgim apo ka me ju hek kjo masë.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se rastet e tilla, sikurse arrestimi i z.Thaçi, “ janë të papranueshme, ashtu sikurse asht e papranueshme edhe rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të INTERPOL’it, ku shpeshherë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnji të drejtë, ndalen në kufij të shteteve fqije”.

Valon Murtezaj, zavendësministër i jashtëm i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Europa e Lirë se sjelljet e tilla të autoriteteve të Serbisë ngritin pikëpyetje të mëdha nëse ky vend dëshiron normalizim të marrëdhanieve me Kosovën, për çka edhe asht tue u ba dialogun në Bruksel.

“Kur sheh akte dhe sjellje të tilla, lind pyetja se a po interesohet Qeveria e Serbisë për progres në normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, apo asht e interesueme për regres në kuadër të këtij procesi. Këto sjellje janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë klimës së dialogut, për të cilën gja janë të dy shtetet tue negociue në Bruksel, pra, me qëllim të normalizimit. Prandaj, si të tilla ato duhet të evitohen dhe nuk duhet të përsëriten”, thotë Murtezaj.