Qeveria belge kerkon leje nga Parlamenti për të bombardu ISIS n’Siri

Charles Michel

Kryeministri belg, Charles Michel, ka persërit sot qellimin e tij për të kerku lejen nga Parlamenti për zgjanimin e sulmeve ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri, gja që deri tash e ka ba n’Irak në kuadër të koalicionit nderkombëtar të udhëhequn prej ShBA’ve.

“Do të debatojmë në Qeveri dhe në Parlament për të vendos mundësinë e zgjanimit të mandatit në luftë kundër terroristëve”, ka thanë Michel në nji konferencë shtypi.

Michel i ka dhanë këto deklarata në shoqnim të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili ka udhëtu në Bruksel për të shpreh solidaritetin e Shteteve të Bashkueme mbas atentateve të së Martës, si dhe për të ofru ndihmën e Amerikës në investigime të matutjeshme.