Qeveria britanike ‘humb luftën’ për Artikullin 50!

Parlamenti duhet me vendosë përmes votimit nëse Mbretnia e Bashkueme mundet me fillue procesin e largimit nga Bashkimi Europian, ka vendos Gjykata e Naltë britanike.

Kjo do të thotë se qeveria nuk mundet me hapë vetë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE’n.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka kambëngul se referendumi i 23 Qershorit për dalje nga BE dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit.

Qeveria pritet me apelue vendimin e Gjykatës.