Qeveria britanike nuk pranon me i marrë 3 mijë fëmi refugjatë

Fushata ku thuhej se Britania ka me i pranue 3.000 fëmi refugjatë të mbërthyem në Europë ka dështue. Kjo mbasi anëtarët e Partisë Konservatore të Parlamentit votuen kundër planit në dhomat e përfaqësuesve.

Ditë ma parë, deputetët e opozitës dhe bamirësit e udhëhequn nga organizata “Save the Children”, i kanë ba presion atyne për me pranue nji ndryshim në nji projektligj të emigracionit për me detyrue Mbretërinë e Bashkueme me i pranue 3000 fëmitë e pashoqnuem të ikun nga lufta në Siri dhe vende të tjera.
Kujtojmë se pothuejse 95,000 fëmijë refugjatë të pashoqnuem kanë aplikue për azil në Europë.