Qeveria deklarohet për emnimin e zavendësministrave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pritet që frik me i ba publikë emnat e zavendësministrave të Qeverisë së Republikës.

Gjatë ditës së djeshme, Indeksonline, ka raportue se ndër emnat e përfolun si zv/ministra janë: Fatmir Matoshi dhe Rexhep Kadriu.

Arbër Vllahiu nga kabineti i kryeministrit ka ba të ditun se kanë mbetë edhe disa specifika m’u diskutue lidhun me emnimin e zavendësministrave.

“Procesi i emnimit të zv/ministrave ka me u përmbylle shpejtë dhe kjo asht nji çashtje e marrëveshjes ndërmjet partnerëve. Janë edhe disa specifika mu diskutue”, ka thanë shkurt Vllahiu.

Shperndaje në: