Qeveria: Demarkacioni kryhet, nuk i rrezikojmë vizat

Qeveria e Kosovës po zotohet se ka me i përmbushë në kohë të gjitha kriteret e vendosuna nga Bashkimi Europian përfshi edhe ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në mënyre qe të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa, thotë se çashtja e liberalizimit të vizave e detyron Qeverinë e Kosovës, qe të marrë hapa konkretë dhe të shpejtë për të plotësue këtë kriter para se qytetarëve t’ju mundësohet lëvizja e lirë në zonën shengen.