Qeveria: Demarkacioni në Kuvend, sa ma shpejt që asht e mundun

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi ka me ju dërgue Kuvendit mbrenda pak kohësh për votim.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Europa e Lirë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të përmbyllet sa ma shpejt dhe institucionet e Kosovës, simbas tij, nuk guxojnë të rrezikojnë rrugën e integrimeve europiane.

Abdullahu tha se njikohësisht Kosova nuk mund të ‘heq dorë nga zotimi për marrëdhanie të mira me fqijtë’.

“Qeveria ka me riprocedue projekt-ligjin për Demarkacionin. Asht çashtje e randësishme sa që nuk na jep komoditetin, relaksimin si Qeveri për ta prolongue. Sepse siç e dini, ajo asht lidhun në forma të ndryshme drejtpërdrejtë apo tërthorazi me çashtje të randësishme, si liberalizimi i vizave apo integrimet europiane dhe normalizimin e raporteve tona me fqijtë. Marrë parasysh tana këto, konsiderojmë se nuk ka me pasë prolongime të pajustifikueshme”, tha Abdullahu.

Ai tha se egziston nji vullnet i mirë i palëve në koalicion që kjo çashtje të procedohet dhe të përfundojë sa ma shpejt dhe shfaqi shpresën se edhe me partitë politike opozitare ka me u arritë nji ‘gjuhë e përbashkët që çashtja të përfundojë’.

“Na konsiderojmë se kur kemi me i pasë tana kushtet dhe rrethanat që na mundësojnë nji gja të tillë, na kemi me procedue sa ma shpejt që asht e mundun”, deklaroi Abdullahu.