Qeveria dënon sulmin ndaj Abrashit, fton organet kompetente me i ndalë aktet e tilla

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në një njoftim për media thuhet se ky veprim i ulët, i marrë përsipër nga një parti opozitare, asht akt në vazhdën e sulmeve të dhunshme të drejtueme kundër institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës, për me u zbeh progresi i madh që po arrihet si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës.

Duke ftuar organet kompetente që të marrin masa për parandalimin e akteve të tilla, Qeveria e Republikës së Kosovës, thekson përkushtimin e plotë për të vazhduar punën dhe angazhimin maksimal për të thelluar reformat dhe për të fuqizuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social në Kosovë, në partneritet me SHBA-të dhe vendet e tjera mike”, thuhet në njoftim e Qeverisë.