Qeveria dorëzon në Gjykatë kërkesën për ndalimin e likuidimit të Trepçës

Qeveria e Kosovës, sot ka dorëzue kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Simbas kësaj kërkese, Qeveria ka me u mundue me i ndalue tana procedurat për likuidimin e ndërmarrjes “Trepça”.

Lajmin për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese e ka konfirmue për Gazetën Express, Besnik Berisha, këshilltari i jashtëm për çashtje të drejtësisë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Po, Qeveria e Kosovës tashma e ka dorëzue kërkesën për përgjigje ndaj kërkesës së parashtrueme nga deputeti Slavko Simic dhe të tjerët nga Lista Serbe, për me i kundërshtue pretendimet e tyne”, ka thanë Berisha.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese nga ana e egzekutivit për caktimin e masës së përkohshme lidhun me likuidimin e “Trepçës”, përfundon të Martën.