Qeveria drejt riformatimit – s’kallxojnë se cili ministër ka me u shkarkue!

Në Qeverinë e parë të mbasluftës ndërmjet PDK’s e LDK’s, ishin shkarkue edhe Nekibe Kelmendi e Zenun Pajaziti.

Të dy partitë, persëri, e kanë riaktualizue idenë e ndryshimeve në Qeveri.

Por, a do ta ketë Arsim Bajrami persëri fatin e njajtë si në vitin 2010?

Askush në PDK e LDK nuk japin përgjigje.

Refuzojnë me dhanë emnat e Ministrave që do të shkarkohen por vetëm theksojnë se rifotmatimi duhet me ndodhë.

Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu ka thanë se kanë kërkue edhe ma herët që të ketë ndryshime në Qeveri dhe të largohen disa ministra.

“Nuk dëshiroj që të lëshohem në të tilla deklarata, sepse unë i vlerësoj institucionet. Por riformatimi duhet me ndodhë”, ka thanë Veliu, për gazetën Express.
Nevoja për riformatimin e Qeverisë asht shtrue edhe nga ana e zyrtarëve shtetnorë nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Madje vet ambasadori i SHBA’s, Greg Delawie, në takimin e mbajtun i ka kërkue kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, që të bahen ndryshime në Qeverinë e udhëhequn nga PDK e LDK.

Dy partitë në pushtet kanë paralajmërue ndryshime në Qeveri.

Kanë premtue, po ashtu edhe zvogëlimin e Ministrive.

Aktualisht, Ministria e Integrimeve dhe ajo e Ambientit janë pa ministra, mbasi Bekim Çollaku ka shkue në Presidencë e Ferid Agani po ballafaqohet me akuza për kohën sa ishte në Ministrinë e Shendetësisë.