Qeveria, dy opcione për Brezovicën

Qeveria ka dy opcione për me i fillue pregaditjet për Qendrën e skijimit në Brezovicë.

Opciioni i parë asht që ky projekt të trajtohet me ligjin për investimet të hueja, ndërsa opcioni dytë asht që me shkue me procedura të rregullta të prokurimit, të cilat kanë me qenë shumë ma të shkurtueme se herën e parë. Kështu ka ba të ditun për KosovaPress, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami.

“Ka me qenë nji strategji e cila ka me ju prezentue kryeministrit dhe kabinetit qeveritar dhe bashkënisht kanë me marrë vendim se çka ma tutje. Janë dy opcione, opcioni i parë asht ligji për investime strategjike, i cili presim që me kalue, meqenëse nuk ka pasë kuorum sërish ka me u kthye në kuvend dhe opcioni i dytë asht procedurat të rregullta të prokurimit, të cilat kanë me qenë shumë ma të shkurta se herën e parë. Për shkak se tash kemi vendimin e Kuvendit, kemi vendimin e Qeverisë, kemi nji proces të shpronësimit i cili ka përfundue po nuk asht egzekutue, po të gjitha vendimet e shpronësimit janë në fuqi”, tha Bajrami.