Qeveria e denon sulmin ndaj Konsullatës turke: Veprime si këto, e damtojnë imazhin e Kosovës

Sulmin me koktej molotovi ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, të kryem nga disa persona e ka dënue edhe Qeveria e Kosovës.

Përmes nji komunikate për media, Qeveria i konsideron veprime të shëmtueme, të cilat po e damtojnë imazhin e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, të kryeem nga persona të pandërgjegjshëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë, simbas zyrës së kryeministrit, këto veprime po e damtojnë miqësinë me shtetet partnere të Kosovës.

“Veprime të tilla të shëmtueme, në radhë të parë kanë për synim që të damtojnë imazhin e Republikës së Kosovës dhe të lëndojnë miqësinë e saj me shtetet partnere“, thuhet tutje në komunikatën e dërgueme.

 

Sulmohet Konsullata e Turqisë në Prizren