Qeveria e Kosovës denon sulmin ndaj Sokol Zogajt

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka denue sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, tue konsiderue se ky akt i randë i kryem ndaj Zogaj asht sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen para drejtësisë të kryesve të tij dhe fton bartësit e detyrave të randësishme shtetnore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyne për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukunive negative dhe kryemësve të tyne.