Qeveria e Kosovës e para n’Europë…për numrin e ministrave!

Qeveria e Kosovës përbahet nga 19 ministri dhe 21 ministra, mbasi 2 ministra janë pa portofol, gja e cila e ban Kosovën njanin ndër vendet me numrin ma të madh të ministrive në Evropë, pamvarësisht faktit se Kosova asht edhe vendi ma i varfën në Europë.
 
Kështu, mbas Kosovës me numrin ma të madh të ministrave në rajon asht Shqipnia me 19 ministra, mandej Serbia me 18, Mali i Zi me 16 dhe Maqedonia me 14 ministra. Edhe shtetet e zhvillueme europiane kanë ma pak ministra sesa Kosova. Franca ka 18 ministra, Norvegjia 15, Gjermania 14, Austria 13, kurse Zvicra ka vetëm 7, shkruen gazeta Zeri.