“Qeveria e Kosovës e përkushtueme në respektimin e trashëgimisë së tana pakicave”

qeveria

Autoritetet e Serbisë po qeverisin mbrenda territorit të Kosovës si në shtetin e tyne, ndërsa Qeveria e Kosovës po kallxohet shumë e pafuqishme për me i pranadalue këto veprime të cilat, për opozitën, janë fyese dhe nënçmuese.

Ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit”, ngritja e përmendores së Car Llazarit, vendosja e kunorave në Koshare për ushtarët e paramilitarët serbë, ngritja e fotografive të Slobodan Milosevicit dhe e simboleve shoviniste në Gazimestan, janë disa nga këto veprime, ndaj të cilave nuk ka veprue Qeveria e Kosovës me mekanizmat e saj.

I kontaktuem nga “Zëri”, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, përkitazi me këto thotë:

“Qeveria e Kosovës asht e përkushtueme në respektimin e kulturës dhe trashëgimisë së tana komuniteteve të Kosovës, por gjithmonë tue u bazue në ligjet tona, Kushtetutën dhe parimet, mbi të cilat asht ndërtue Kosova. Na si Qeveri nuk jemi që mendësia e dëshmueme si e damshme me ndikue, aq ma pak me dirigjue të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës dhe në përgjithësi në vlerat demokratike dhe multietnike, të cilat po ua ndërtojmë”, ka deklarue Abdullahu.