Qeveria e Kosovës kërkon afatizimin e dialogut Prishtinë-Beograd

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se dialogu me Serbinë nuk mund të zgjatë në pafundësi, prandaj kërkojnë që ky proces të afatizohet. Këtë kërkesë ia kanë drejtue edhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të afatizohet, mbasi, simbas tyne, ky proces nuk mund të zgjatë deri në pafundësi. Madje, përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezentue edhe para zyrtarëve të naltë të Bashkimit Europian.

Ndërsa, opozita nuk asht unike për çashtjen e dialogut. Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërprehet dhe se me Serbinë, simbas tyne, mund të dialogohet vetëm mbas njohjes nga shteti fqij dhe vetëm për çashtje të përbashkët, e jo për çashtje të mbrendshme të Kosovës.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet me pasë agjendë të qartë./Zeri