Qeveria e Kosovës mbledhet mbas pak për nji çashtje të randësishme

Qeveria e Kosovëska me u mbledhë sot tue fillue nga ora 08:00 për vazhdimin e mandatit të EULEX’it.

Ky vendim për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë erdhi mbasi mbramë ka mbërri letra e shefes së BE’s, Federica Mogherini.

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e djeshme të Qeverisë tha se, sapo të vijë konfirmimi nga Brukseli, ka me mbajtë nji takim në Qeveri ku kanë me u aprovue ligjet mbi bazën e letërkëmbimit ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësueses Mohgerini dhe mandej sot ka me u procedue në Kuvend për shqyrtim dhe aprovim.