Qeveria e Kosovës miraton nji vendim të randësishëm

Qeveria në detyrë ka miratue propozim vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave në zonën Hade dhe Shipitullë, zonë kjo e cila ka me u përdore nga KEK për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Në këtë vendim nuk kanë hy 6 pronarë, pronat e të cilëve kanë pranue të zhvendosen. Në këtë projekt, nga 17 prona sa asht parapa kanë me hy vetëm 11, raporton Ekonomia Online.

Qeveria e në detyrë ka miratue Projekt-rregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuem.

Ministri në detyrë i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, tha se kjo rregullore ka me  lehtësue punën për integrimin e personave të riatdhesuem.