Qeveria e kryn punën shpejtë. Miraton 13 projektligje pa debat

Qeveria e Kosovës i ka dhanë dritën e gjelbërt, propozimit për vendim për vazhdimin e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të dënuemve dhe ish të përndjekunve politik deri me 30 Qershor të 2017.

 

Kjo, mbasi që komisioni nuk ka arrit me i përfundu as gjysmën e aplikacioneve.
Zavendëskryeministri Kujtim Shala paraqiti këtë projekt propozim.
E mbas aprovimit, Qeveria miratoi për këtë komision buxhetin me vlerë mbi 23 mijë euro.
Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami paraqiti randësinë e marrëveshjes në mes Qeverisë së Kosovës dhe fondit OPEC, për zhvillimin ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve.
Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria arriti që mbrenda gjysmë ore me i miratu 13 pika, tue mos pasë asnji debat.