Qeveria e Malit të Zi pret nga Kosova me ratifikue marrëveshjen e Demarkacionit

Ministria e Punëve të Mbrendshme e Malit të Zi, komentoi raportin e ekspertëve të huej për Demarkacionin e kufinit me Kosovën.

Qeveria e Malit të Zi pret që Kuvendi i Kosovës me ratifikue marrëveshjen për caktimin e vijës kufitare mes dy shteteve, mbasi komisioni i ekspertëve të huej gjeti se nuk ka pasë shkelje gjatë këtij procesi.

Në nji përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Punëve të Mbrendshme e Malit të Zi sot e vlerësoi të randësishme këtë marrëveshje të arritun në Gusht të vitit të kaluem.

“Marrëveshja për kufinin shtetnor ndërmjet Malit të Zi e Republikës së Kosovës asht realizue në mënyrën ma të argumentueme dhe ma të drejtë”, tha Mirjana Ivanovic, këshilltare për media në MPB’n e Malit të Zi.

“I tanë procesi i përmbylljes së marrëveshjes për çashtjen e kufinit shtetnor ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës asht vlerësue nga komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë si i rregullt në aspektin juridik e teknik”, shtoi ajo.

Mali i Zi e ka miratue këtë marrëveshje me 28 Dhetor të vitit të kaluem, ndërsa tani Qeveria e Podgoricës pret që Kosova ta bajë të njajtën.

“Presim që Kuvendi i Republikës së Kosovë me ratifikue këtë marrëveshje, e cila ka me hy në fuqi, ka me u zbatue ndërmjet dy shteteve. Randësia e nënshkrimit të marrëveshje nuk ka të bajë vetëm në marrëdhaniet Mali i Zi – Kosovë por edhe në kontekstin e ndërtimit dhe fuqizimit të stabilitetit rajonal”.