“Qeveria e re ka m’u formue shpejt dhe ka me pasë shumicën shqiptare”

Koalicioni PDK-AAK-Nisma si fitues i zgjedhjeve pret t’i bashkohen edhe subjekte tjera për formimin e Qeverisë së re.

Nënkryetari i AAK, Ahmet Isufi, ka thanë për lajmi.net se Qeveria e re ka me u formue shumë shpejt dhe se  ka me pasë shumicën shqiptare.

“Qeveria e re ka me u formue shpejt dhe ka me pasë shumicën shqiptare, në mënyrë që të merr vendime të cilat janë të randësishme për Kosovën, sepse ka të baj me nji periudhë kur Kosova duhet me tregue vitalitetin dhe fuqinë e vet shtetnore”, asht shprehë Isufi.