Qeveria e vendosun: Demarkacioni duhet me kalue sivjet

Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmërue se Qeveria së shpejti ka me riprocedue për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thanë për “Epoka e re” se kabineti qeveritar ka m’i respektue afatet kohore në mënyrë që Demarkacioni mos të mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit.

Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapun ftesa e kryeministrit për takim me liderët e opozitës.