Qeveria feston për herë të dytë 8 vjetorin e Kushtetutës

Për me i harrue pamjet e së së Shtunës, kur studentët e infiltruem të Vetëvendosjes ia prenë fjalën ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ministrit të Drejtësisë e mandej u nxorën me forcë nga auditoret e Fakultetit Juridik, Qeveria vendosi që sot, me tre ditë vonesë, me shënue edhe nji herë, 8-vjetorin e Kushtetutës.

Tu’ e marrë fjalën në këtë ceremoni, Presidenti Hashim Thaçi ka ba thirrje për sa ma pak ndikime partiake në bordet e institucioneve dhe se të akuzuemit s’kanë me pasë vend në listat zgjedhore e as në bordet të agjencive të pamvaruna.

Ai tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka me u krijue në bazë të ligjeve të Kosovës dhe se vendi ka investue shumë në dialogun me Serbinë.

Presidenti shtoi se beteja ma e randësishme sot, asht me u ndi krenar me cilësinë e jetës në Kosovë.

Ndërkaq Kryeministri Isa Mustafa, tha se çdo institucion në vend ka me respektue çdo vendim që del prej Gjykatës Kushtetuese, tu’ shtue se respektimi i Kushtetutës asht obligim i të gjithëve.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se Kushtetuta asht pjesë e lirisë së Kosovës dhe sa herë flitet për të, duhen kujtue ata që dhanë jetën për liri.

Kushtetuta e Kosovës asht akti më i naltë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të gjithë qytetarëve të vendit.

Ajo u ratifikue me 9 Prill 2008 dhe hyni në fuqi me 15 Qershor të të njajtit vit.