Qeveria gati me hy borxh 2.3 miliardë euro

Qeveria e Kosovës mbrenda tri viteve ka me hy borxh 2.3 miliardë euro. Me këto pare parashihet realizimi i 39 projekteve, kryesisht infrastrukturore.

Ndërtimi i Autostradës së re Prishtinë-Gjilan dhe Rehabilitimi i linjes hekurudhore nga kufini me Serbinë deri në Prizren, janë dy nga projektet ma të kushtueshme që kane me u financue me kredi, shkruen Gazeta Fjala.

Kështu ka vendosë Këshilli Kombëtar për Investime, të cilat parashihen edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017-2019.

“Mbas shqyrtimit të propozimeve nga ministritë gjegjëse, KKI (Këshilli Kombëtar për Investime) në Dhetor 2015 ka aprovue Listën që përfshin 39 projekte infrastrukturore, kosto totale e të cilave kalon shumën prej 2.3 miliardë euro”, thuhet në dokumentin që ka Gazeta Fjala.

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ba me dije se tashma janë dakordue me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rreth 450 milionë euro investime që duhet me ndodhe përmes klauzolës së investimeve.