Qeveria gjermane: S’ka asnji lidhje ndërmjet arrestimit të kosovarëve me Brukselin

qeveria germane

Zadhanësi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Gjermanisë, Johannes Dimroth ka thanë se deri më tash nuk kanë asnji element që deshmon ndonji lidhje të mundshme ndërmjet kosovarëve t’arrestuem dhe sulmeve në Bruksel, raporton Reuters.

Simbas tij, hulumtimet për këtë rast janë tue vazhdue, megjithatë ende nuk mund të perjashtohet si mundësi, tue pas parasysh situatën dinamike në Belgjikë.