Qeveria Haradinaj shton edhe nji ministri?

Qeveria e Kosovës

Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj në pushtet, Kosovës ka me ju shtue edhe ministria e 22’të. Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka me qenë ministria e re, e që synim i saj ka me qenë zhvillimi plotësues i regjioneve ma pak të zhvillueme në Republikën e Kosovës.

Së paku kështu thuhet në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022, që ka sigurue Gazeta Fjala.

Në këtë program thuhet se kjo ministri ka m’i pasë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat mandej kanë me u nda në tre e ma shumë sektorë.

“Në Departamentin për integrim të zhvillimit rajonal, janë të paraqitura propozimet si në vijim që të ndahen në: Sektori për zhvillim rajonal, Sektori për bashkëpunim ndërkufitar dhe Sektori i për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve te BE dhe burimeve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në planin qeverisës.