Qeveria i amniston qytetarët që dorëzojnë armët vullnetarisht

Asht miratue Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë.
Ky projektligj parasheh që me u ndryshue disa Projektligje dhe disa të tjera me u hiqë nga ky vit.

Hajredin Kuçi ka propozue që Projektligji për pagat të mos hiqet nga plani për këtë vit.

Ai ka kërkue nga Ministri Jagxhillar që për javën e ardhshme me qenë i gatshëm ky Projektligj.

Ky propozim asht përkrah edhe nga Kryeministri Mustafa.

Po ashtu Qeveria ka miratue edhe Shqyrtimin e Projektligjit  për Legalizimin e Armëve dhe Dorëzimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta, Municionit dhe Mjeteve Eksplozive.

Për këtë Projektligj Zv.kryeministri Hajredin Kuçi tha se duhet me u autorizue Ministrai e Puneve të Mbrendshme që persona të cilët i dorëzojnë armët vullnetarisht me u amnistue.